Kreu i Grupit parlamentar të PS Taulant Balla, në një komunikim me mediat në Kryesinë e Kuvendit, foli edhe në lidhje me përplasjet mes ish ministres Elisa Spiropali dhe kryeministrit Edi Rama.
Balla ka mohuar që Spiropali të ketë shprehur pakënaqësi në mbledhjet e grupit parlamentar.
“Çdo fund-sesioni bëjmë një analizë për performancën e çdo deputeti. Më pas kërkohet përmirësimi i performancës. Spiropali nuk ka shprehur shqetësim në mbledhje grupi. Nuk kam dëgjuar gjë”, tha ai.
Balla ka deklaruar gjithashtu se PS synon që në zgjedhjet lokale të fitojë në 61 bashkitë e vendit.
Pjese nga komunikimi me gazetarët
Balla: Është normale që deputetë në grupin e PS të kenë propozime, të kenë kritika. Ky është demokracia brenda grupit parlamentar dhe PS. Këto në korridore në rrjetet sociale nuk i ndjek unë.
A keni marrë një vendim sa i takon Spiropalit pasi është thënë që do merret vendim grupi për qëndrimin dhe mos votim për çështjen e Ballukut?
Balla: Kemi një rregull që në cdo fund sesioni bëjmë një analizë të punës së cdo deputeti. Kryesia e grupit parlamentar i paraqet grupit një raport, kur të vijë ai moment…
Pra PS do të presë fundin e korrikut për një vendimmarrje për zonjën Spiropali?
Balla: Për performancën e cdo deputeti të PS është rregull, atëherë bëhet një performancës. Janë rregulla që ekzistojnë në çdo grup parlamentar
Kritikat që Spiropali adreson në rrjetet sociale i ka shprehur në mbledhjen e grupit parlamentar?
Balla: Jo nuk i ka shprehur, nuk i kam dëgjuar në mbledhje grupi
