Në një konferencë jubilare, Instituti i Kontabilistëve të Miratuar, kremtoi 25 vjetorin e themelimit. Personalitete të ekonomisë dhe politikës, shprehën vlerësimin e tyre me këtë rast, dhe vlerësuan rolin dhe rëndësinë e këtij instituti.

Ne 25 vjetorin e krijimit, Instituti i Kontabilistëve të Miratuar, ka mbledhur bashkë në një konferencë shkencore profesionistë të fushës nga Shqipëria dhe rajoni.

Presidenti i Institutit të Kontabilistëve, Sotiraq Dhamo, u shpreh se gjatë këtyre viteve, IKM ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për evoluimin e profesionit të kontabilistit.

Kryetari i Bordit të Mbikëqyrës Publike, z.Dritan Fino, deklaroi se, profesioni i kontabilitetit përballet me sfida të reja, që kërkojnë vizion, investim dhe përshtatje të shpejtë.

Sipas tij, projekti “Forcimi i cilësisë së auditimit dhe raportimit në Shqipëri (SQARP)”, ka dhënë inpakt në forcimin e rolit mbikëqyrës të BMP dhe një standard më të struktuar në funksionet dhe shërbimet e kontabilitetit, siç është “Forensic” (kontabiliteti hetimor.

Deputetja Jorida Tabaku vlerësoi rolin që kontabilistët kanë patur në momente të rëndësishme për shoqërinë, me ekspertizën e tyre.

Ish-ministri i financave Arben Malaj, e cilësoi të rëndësishëm rolin e kontabilistit, në epokën e inteligjencës artificiale.

Ndërsa kryetarja e komisionit të ekonomisë, Milva Ekonomi, teksa vlerësoi rolin e kontabilistëve, kërkoi që ata të japin ndihmesën e tyre në luftën kundër informalitetit.

Si anëtar i organizatave të rëndësishme financiare në botë Instituti i Kontabilistëve të Miratuar, ka luajtur një rol të rëndësishëm përgjatë këtyre 25 viteve për transformimin e profesionit të kontabilistit. Me përvojën e fituar dhe reputacionin e konsoliduar, Instituti I  Kontabilistëve mbetet I përkushtuar ndaj inovacionit dhe transformimit digjital dhe përmirësimit të shërbimeve profesionale. Puna e kontabilistëve synon rritjen e ndikimit të këtij profesioni në zhvillimin ekonomik të vendit

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb