Edhe këtë vit, qindra të rinj shqiptarë zgjodhën masivisht për të studiuar dhe për tu diplomuar në profesionet e bukura të kulinarisë tek “Neranxi, me një eksperiencë 17-vjeçare dhe sukses të jashtëzakonshëm në të gjitha komponentët e një shkolle profesionale kulinarie të nivelit perëndimor.
“Ne nxjerrim nga bankat e shkollës Mastershef nga të gjitha dimensionet.
Kjo është një shkollë për të diplomuar yjet në kulinari sepse është konceptuar si e tillë që nga infrastruktura që nuk e gjeni në asnjë shkollë tjetër kulinarie në Shqipëri madje dhe në rajon, e deri tek programi arsimor e deri tek programi arsimor, stafi akademik i jashtëzakonshëm, mënyra si punohet, disiplina dhe gjithcka tjetër që i duhet një të riu për të qenë vecse i shkëlqyer”, u shpreh presidenti i “Neranxi Group”, Nikollaq Neranxi.
Ambientet mësimore të Institutit kulinar “Neranxi” zgjerohen çdo vit duke u pasuruar me laboratorë dhe klasa didaktike të një niveli mbresëlënës. Me po këtë ambicie pasurohet dhe stafi akademik me mjeshtra të kulinarisë nga Shqipëria dhe bota, ndërsa në kurikulat e programit mësimor çdo vit gjen risi të shkencës dhe artit të bukur të kulinarisë. Gjithcka në shërbim të shefave të ardhshëm që do të diplomojë Instituti kulinar “Neranxi”.
“Sot ka një bindje se duhet të jesh i fortë për të respektuar, duhet të jesh arrogant për të respektuar ose ai që ka bërë para me drogë e para të pista por ky është thjesht një moment ç’orientimi social që do të kalojë shumë shpejt.
I forti, i respektuari, i famshmi, i pasuri është ai që tregon talent në profesionin e tij, dhe që punon cdo ditë për tu bërë më i zoti. Ata jeni ju, shefat që do të kenë dëshirë t’ju njohin dhe t’ju takojnë nga afër të gjithë ata që do të provojnë ushqimet tuaja.
Ju keni në dorë një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës, ushqimin. Ndaj të gjithë do t’ju admirojnë dhe respektojnë”, tha presidenti i “Neranxi Group”, Nikollaq Neranxi.
