TIRANE- Eurodeputetja Tanja Fajon dhe kryeministri Edi Rama kanë zhvilluar pasditen e sotme një bashkëbisedim me të rinjtë për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Duke vlerësuar progresin e bërë deri më tani nga vendin unë në këtë drejtim, eurodeputetja theksoi mbështetjen për hapjen e negociatave.

“Shqipëria për mua ka qenë gjithnjë pjesë e Europës dhe do të jetë kështu. Rruga drejt be kërkon punë dhe përpjekje, dhe rezultatet e deritanishme janë të rëndësishme, është bërë një progres i jashtëzakonshëm. Ju dëshmoni angazhim për 5 prioritetet. Jam shumë e lumtur kur pres grupe studentësh nga Shqipëria që vizitojnë BE për t’u treguar se cilat janë vlerat europiane, pasi ne i bashkëndajmë ato. Uën kam mjaft shpresa për të rinjtë në Shqipëri. Uroj që Shqipëria të hedhë këtë hap këtë”, tha eurodeputetja Tanja Fajon.

Ndërkaq, kryeministri Rama është ndalur tek pikëpamja e tij lidhur me progresin e bërë nga vendin ynë në këto 25 vite, duke u ndalur tek zhvillimet pozitive, por edhe tek ato negative. Rama tha se përpos progresit të bërë, zhvillimi i vendit, të cilin ai e ka cilësuar të paqëndrueshëm, ka patur edhe një kosto të madhe në mjedis.

“Unë kam një pikëpamje timen për progresin e bërë deri më tani. Ndryshimet në këtë hark kohor kanë qenë kolosale, por nuk kanë ardhur gjithmonë për mirë. Ka ndryshime që kanë sjellë gjera shumë të mira, ka ndryshime që kanë sjellë plagë shumë të mëdha. Janë këto plage të natyrës dhe shoqërisë me të cilat ne përballemi. Dikush mund të thotë se kjo është kostoja e zhvillimit. Çdo zhvillim sado i kontrolluar të jetë ka kostot e veta, por unë besoj se kjo është kostoja e një zhvillimi të paqëndrueshëm, që ashtu sikundër ka sjellë ndryshime shumë të mëdha pozitive në jetën e njerezve, ka sjellë ndryshime të rënda negative në kuptimin e dëmtimit të potencialeve tona të jashtëzakonshme natyrore, dhe pasurive tona të mëdha kombëtare. Ajo që i ka munguar këtij zhvillimi ka qenë mungesa e një përpjekje të mirëorientuar për të ndërtuar institucione të qëndrueshme.

Fakti që sot ne jemi të gjithë të përfshirë me kaq shumë domosdoshmëri, por edhe nevojë të brendshme, në një reformë si ajo e drejtësisë, flet vetë për çfarë na mungon. Ajo që na mungon në sistemin e drejtësisë është përgjithësisht ajo që mungon në të gjithë sistemet. Unë besoj fort se natyra pozitive e zhvillimit është përcaktuar nga dy faktorë. Nga kapaciteti ku unë e konsideroj të posaçëm rëndësinë e shqiptarit si individ për të guxuar dhe për të projektuar të ardhmen. Dhe nga ana tjetër se Shqipëria pati fatin të mos ishte në një hapësirë pa koordinata, por të ishte në zemër të Europës, dhe të angazhohej për negociata”, u shpreh kryeministri Rama.

Kryeministri Rama deklaroi më tej se Europa është një projekt i paplotë. Nga ana tjetër teksa mori shembullin e Merkel për zgjidhjen e krizës së emigrantëve në Europë, Rama theksoi flamuri i BE-së do ishte pa ngjyrë e pa leckë.

“Çfarë do të themi për Europën, nuk ka asgjë më të mirë sesa BE mund të projektoi mëndja e njeriut për një bashkëjetesë për të krijuar kushte. Europa duhet të ndryshojë, por fakti që ajo duhet të ndryshojë, është një arsye që duhet dashur më shumë. Nëse sot Europa krijon kaq shumë mundësi për kundërshtarë e vetë dhe jep argumente për të gjithë ata që i kundërvihen, vjen ngaqë Europa është e paplotë. Për fat të keq, kurajoja që e ndërtojë dhe e ëndërroj Europën, sot është flashkur në një mënyrë dramatike. Parafytyroni sikur Angela Merkel të ishte sjellë sikur të tjerët, imagjino çdo ishte sot flamuri i BE? Një flamur pa ngjyrë dhe pa leckë.”, tha Rama.

Kreu i Ekzekutivit nuk kursehu as batutat drejtuar Fajon, ndërsa theksoi se për herë të parë ajo sot iu duk një ballkanase.

“Tanja tha se e ka marrë Sllovenia këtë afrimin e të rinjve. Dhe më erdhi për të qeshur pasi për herë të parë Tanja mu duk nga Ballkani. Pasi kur është i pari në Ballkan, apo ‘Kafja turke është greke apo turke?’. Është një nismë, e cila frymëzohet nga nisma e përbashkët mes Gjermanisë dhe Francës. Një luftë e madhe për të hyrë brenda, dhe një luftë e madhe për të dalë. Është normale për jetën kjo.”, theksoi ai.
(el.sp/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb