Nga Albert Prenkaj

Me veprimet e pakoordinuara të qeverisë së Kosovës të nxituara, dhe të nxitura nga ndërhyrjet e vazhdueshme dhe ilegale dhe ilegjitime nga fqinji i saj verior (Serbia) situata ka devijuar nga rrethanat e quajtura të favorshme për të vazhduar në mirëbesim negociatat Kosovë-Serbi.

Megjithatë, përfshirja e BE-së në Adriatikun Lindor dhe në hinterland  (i njohur si Ballkani Perëndimorë) mendoj se do të ishte e duhura të vëzhgohej në një kthesë thelbësore, me një dinamikë shumë më të përshpejtuar.

Çështja “Ballkani Perëndimor 6”, pas sulmit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, duhet të pasqyrohet dhe të ofrojë zgjidhjen nga perspektiva gjeopolitike, dhe jo përmes kritereve për integrimin apo reformën e thellë të vetë BE-së.

Deklarata e përbashkët për integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor më në fund 2030 do të duhej të konceptohet si një rrugë e re e Evropës. Mendoj se një vendim politik për integrim të “Western Balkan 6” (6 shtete të Ballkanit Perëndimorë” kritereve që duhet të plotësohen për integrim, është veprim gjeopolitik dhe strategjik i logjikshëm realpolitik.

Skenari do të parashikonte integrimin e kushtëzuar me kritere që duhet të plotësohen nën kujdesin (vendin mbikëqyrës – tutorial) të vendeve të BE-së për çdo shtet të “Western Balkan 6”.

Edhepse mund të tingëllojë si ide jo realiste, e pakapërcyeshme, për më tepër, kohësisht jo reale – një lloj, si t’a quaj, fantastiko-shkencore, që integrimi me kritere të përbashkëta për WB6, është zgjidhje optimale gjeopolitike për Evropën si të tillë dhe vet BE-në.

Për nga natyra e tij, “Ballkani Perëndimor 6” si udhëkryq gjeografik dhe historik, është objekt kundrimi dhe planifikimi gjeopolitik nga: Rusia, Kina, vendet e Gjirit, madje, si dhe lojtarë të tjerë, duke e konsideruar këtë pjesë të Evropës – si një spirale tërheqëse dhe neuralgjike të zbatimit të interesave të tyre strategjike.

“Ballkani Perëndimor 6” në tërësi konsiderohet i një rëndësie strategjike për BE-në dhe çdo shtet të Evropës veç e veç! Prandaj, zhvillimet e fundit në “Ballkanin Perëndimor” duhet të menaxhohen me kujdes dhe me shpejtësi në kohën e duhur, nga BE dhe SHBA.

Orientimi i politikave të BE-së do të duhej tejkaluar idenë e “përafrimit” të “Ballkanit Perëndimor 6”, dhe në vend të kësaj integrimi i kësaj pjese të Evropës duhet të jetë imperativ gjeopolitik sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të shmanget gjakderdhja e re në Evropë, që është synimi i planimetrive jo-perëndimore, e që ka për qëllim për ta mbajtur këtë gjeografi në një limbo politike, ekonomike dhe zhvillimore.

Fryma “progresiste” e cila identifikon trajektore tjera, të reja, që janë aks opozitarë me atë Euro-Atlantik tashmë e gjen Serbinë me Treaty of Amity and Cooperation me Southeast Asia, në margjina të Samitit të 43 të ASEAN, në Xhakarta.

Tentimi për të kalibruar orjentimin starategjik shtetëror në aksin jo Euro-Atlantik, nuk do të merrej seriozisht as nga vet akterët e këtij aksi, ngase tashmë është identifikuar shteti lider në rajon, e që është Serbia. Mendësia progresiste që eventualisht do të riorjentonte strategjinë në drejtim të Kinës, Rusisë, apo ndonjë vendi tjetër, pa asnjë dyshim do të ketë për pasoj një izolim politik, ekonomik, zhvillimorë.

Propozimi i Kryeministrit Rama që KFORi të merr kontrollin në veri të Kosovës. Njëkohësisht presidenti i Serbisë Vuçiç bëri kërkesë të njëjtë. Mendoj se qëllimet e tyre janë diametralisht të kundërta.

Për Kryeministrin Rama KFOR-i do të ruante Kosovën nga penetrimet e formacioneve të armatosura nga Serbia dhe të evitohet ndonjë gjakëderdhje eventuale më të madhe.

Për Presidentin Vuçiç KFORi do të mbante larg Policinë e Kosovës, institucionet shtetërore të Kosovës, dhe përfundimisht institucionet ilegale-paralele të Serbisë do të kishin një parajsë për veprim.

KFORi asnjëherë nuk është tërhequr nga veriu i Kosovës. Ndonjë veprim për ndonjë lloj aktiviteti të posaçëm të KFORit në veri, do të krijonte realitet të ri të tipit të Sllavonisë Lindore dhe e ashtuquajturës “Srpska Krajina” në Kroaci, e që më tutje do të mund të ketë oferta të autonomisë të tipit Z4, apo ngashëm.

Një mundësi reale për t’a shmangur një përplasje të hapur në “Ballkanin Perëndimor”, evitimin e skenareve tashmë të dëshmuara të këtij shtatori në fshatin Banjska në veri të Kosovës, ndonjë lloj protektorati ushtarak apo administrativ ndërkombëtarë, që përjashtojnë prezencën e institucioneve të shtetit të Kosovës,  do të rikthente procesin para vitit 2007, dhe për pasoj plane me autonomi të lartë territoriale, administrative, madje dhe mbase legjislative. Një ofertë realiste dhe logjike e statusit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, nga ana e institucioneve të Kosovës, do të mbante palët larg konfliktit ndërsa BE-në dhe SHBA-në me duar në tavolinë do ti japin epilog dialogut.

LOGJIKA E PUNIMI TE STATUTIT të Asociacionit të Komunave Serbe të Republikës së Kosovës.

Pas marrëveshjes 2013. asaj 2015 dhe kësaj të fundit në Bruksel gjegjësisht udhërrëfyesit të Ohër (2023) dhe bazuar në Kushtetuten e RKS-së Statuti i Asociacionit/Bashkësia e Komunave Serbe duhet të pasqyroi një rrjedhë logjike, që e kornizon funksionimin e saj në kuadër të kompetencave që mund të ketë një organizëm i tillë.

Kjo logjikë tenton të fus AKS-në në kuadër të kompetencave të koordinimit të komunave me shumicë serbe, si dhe mbrojtjes së interesave të komunave serbe karshi institucioneve të RKS-së: Kuvendit (ligjeve me interes për komunat me shumicë serbe); qeverisë dhe gjyqësorit.

Gjatë punimit të Statutit për Asociacionin apo Bashkësinëne Komunave me shumicë serbe në Kosovë kërkon trajtimin e disa pozicioneve apo dilemve që kërkojnë qasje logjike:

Bashkpunimi

  1. a) Asociacioni/Bashkësia e Komunave Serbe (AKS apo BKS) mund të hyj në bashkëpunim me asociacione tjera përmes apo së bashku me Asociacionin e Komuanve të Kosovës (AKK);
  2. b) AKS hynë në bashkëpunim me asociacionin simotër AKK;
  3. c) AKS mund të hyjë në marrëdhënie me asociacionet tjera jasht vendit përmes AKK-së;
  4. d) AKS nuk mund të hyjë në marrëdhënie jasht fushëveprimit dhe përgjegjësive të parapara me statut.
  5. e) Ministria e Qeverisjes Lokale orjenton bashkëpunimin e AKS-së me asociacionet simotra jasht vendit. Logjika e palës serbe do të insiston që bashkëpunimi të fillon me asociacionin e komunave të Serbisë (Savez gradova i opstina Srbije – http:// www.skgo.org/). Një paradigmë e tillë do të duhej të inkurajohet. E futur në kuadrin e dy asociacioneve të qeverisjes lokale, atij të Kosovës dhe atij të Serbisë e projekton AKS-në në kontura të dëshirueshme të veprimit.
  6. f) AKK duhet të diktoi dinamikën me invencione të rreshtura me qëllim të ofrimit të hapësirës bashkëpunese me asociacionet simotra jasht vendit, posaqërisht me Asociacionin e Komunave të Serbisë, me ato Gjermane ( www.staedtetag.de) apo me Asociacionin Francez (French Association of the Council of European Municipalities and Regions (FACEMR) apo Asociacioni i komunave dhe rajoneve të Suedisë .

Ushtrimi i kompetencave shtesë

  1. Kompetencat shtesë nuk duhet të ofrohen në menaxhimin e resurseve strategjike/neuralgjike shtetërore; ujërat rrjedhës, liqenjtë, burimet. Kjo do të duhejntë mbetet kompetencë ekskluzive e institucioneve shtetërore qendrore të Kosovës;
  2. AKS do të duhej të ketë mundësi të identifikon bashkëpunimin me ndonjë komunë të veçantë të RKS-së për nevoja dhe interesa të veçanta;
  3. Përgjegjësitë që institucionet qendrore mund të bartin në nivel të komunave serbe e që nënkupton se AKS mund të orjentoi fushëveprimin në pjesëmarrjen në zhvillimin urban të integruar, planifikim dhe menaxhment urban dhe instrumentet për urbanizim të qëndrueshëm.
  4. Mund të bartet poltika e zhvillimit të përbashkët komunal: AKS mund të influencoi anëtarët e kuvendit dhe qeveritarët për draftmin e ligjeve me interes për komunat serbe, si dhe përmes marrëdhënies me publikun, AKS mund të promovon qeverisjen e mirë dhe përgjegjësinë ndaj nevojave të qytetarëve. Mund të identifikoi sfidat e reja të qeverisjes lokale.
  5. AKS mund të koordinoi dhe bashkëpunoi me e kompanitë e Ujësjellësve Ndërkomunal, me ato të Higjienës Publike, autoritetin ndërkomunalnzë menaxhimit të pyjeve, menaxhimin ndëtkomunal për infrastrukturë rrugore, menaxhimin ndërkomunal për ngorhje , qendrën ndërkomunale meterorologjike, qendrën ndërkomunale të emergjencës, qendrën ekologjike, trupin menaxhes për energji alternative, etj.

 

STRUKTURA e AKS-së

Kuvendi i cili funksionon si trup konsultativ pa fuqi të nxjerrjes së akteve ligjore do të konvokon përfaqësues të komunave me shumicë serbe të Kosovës. Propozimet e nxjerra në Kuvendin AKS-së i përcjellën kuvendeve të komunave për të nxjellë aktet ligjore nën kompetenca të parapara me Ligjin për Qeverisje Lokale. Kuvendi i AKS, do të mund të përcjellë propozime për amandamente ligjore, apo ligje, drejtuar Kuvendit të Kosovës.

Në kuvendin e AKS do të duhej të emrëohen përfaqësues të komuniteteve jo serbe që përbëjnë popullatën jo shumicë të komunave me shumicë serbe. Kuvendi duhet të ketë përfaqësues të komunitetit shqiptar, boshnjak, rom dhe ashkali/egjiptian dhe të tjerë nga secila komunë serbe. Çështjet që tangojnë me komunitetet jo serbe nuk mund të trajtohen pa 2/3 e votës së komuniteteve pakicë të Kuvendit të AKS-së.

Këshilli – Do të duhej të ketë përbërje 15 apo 19 anëtarëshe nga anëtarët e drejtorive komunale të komunave me shumicë serbe, përfshirë të gjithë kryetarët e komunave pjesëmarrëse. Numri i përfaqësueseve të secilës komunë në Këshill duhet të ketë detyrimisht nga secila komunë përfaqësues të komuniteteve jo-serbe. 9 app 11 nga anëtarët duhet të jenë nga komunitetet jo serbe. 5 shqiptarë, 2 boshnjak 2 rom dhe 2 ashkali. Pjesëmarrja me këtë përbërje e të gjitha komuniteteve që përbëjnë komunat me shumicë serbe e plotëson logjikën këshillëdhënëse dhe udhëzuese të Këshillit të AKS-së. Votimi për çështjet që kanë të bëjnë me komunitetet jo serbe do të duhet të marrin votën e 2/3 të përfaqësueseve të komuniteteve jo serbe.

Bordi – 7 anëtarësh i përbërë nga anëtarët e Kuvendit duhet të ketë 4 anëtarë nga komuniteti serb ndërsa 3 anëtarë tjerë nga komunitetet jo serbe. Një shqiptar, një boshnjak dhe një përfaqësues i komuniteteve RAE.  Votimi për çështjet që kanë të bëjnë me komunitetet jo serbe duhet të marrin votën e 2/3 të përfaqësueseve të komuniteteve jo serbe.

Kolegjet profesionale duhet të kenë përbërje që përfaqësojnë të gjitha komunitetet  që jetojnë në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Përgjegjësitë e AKS në Republikën e Kosovës do të jenë ato të garantuara me Kushtetutë dhe me ligjet në fuqi për komunat me shumicë serbe.

Statuti duhet të përcjellë frym kushtetuese dhe fazë të legjislacionit për rregullimin e pushtetit lokal.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: