Imzot George Frendo, Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, dhe Imzot Gjergu Meta, Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës, kanë pasur dje dhe sot paradite disa takime të rëndësishme në Bruksel me zyrtarë të lartë të BE, për sa i përket raportit të Shqipërisë me BE.

Me ftesë të COMECE (Konferenca Ipeshkvore e vendeve të BE), Imzot Frendo dhe Imzot Meta kishin një axhendë mjaft të ngjeshur takimesh.

Në ditën e djeshme, ishte një takim në seksionin e punëve të Jashtme të BE, EEAS, pikërisht me Zonjën Fanet, e cila është përgjegjëse për zgjerimin.

Sot në mëngjes, Imzot Frendo në prani të Parlamentares Željana Zovko, të disa ambasadorëve dhe zyrtarëve të BE, shpalosi mendimin e Kishës rreth hapjes dhe negociatave dhe çfarë presin shqiptarët prej Europës.

Zonja Zovko, parlamentare europiane kroate, tha se duhet një narrativë e re që vendet anëtare të binden për Shqipërinë.

“Ne u munduam të sjellim një narrativë të re, një zë ndryshe nga sa kanë dëgjuar deri tani veshët e zyrtarëve të BE, dmth vetëm nga politika”, tha Imzot Frendo.

Takimi me komisionerin e ri për zgjerimin, Mr. Olivér Várhelyi, ishte shumë interesant për shpjegimet teknike që ai dha rreth procesit të zgjerimit për Shqipërinë.

“Kriteret e këtij procesi janë shumë të qarta, por kërkojnë vullnet gjithëpërfshirës, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar dhe drogës, që mbeten ende një ndër problemet tona më të mëdha”, shtoi ai.

Pasdite, dy ipeshkvinjtë kryen takime të tjera me zyrtarë evropianë rreth çështjeve që kanë të bëjnë me zgjerimin e BE dhe me rolin që ka Kisha apo religjionet në përgjithësi në këtë proces.

Takime u kryen me Zotin Manolis Kefalogiannis në Parlamentin Europian, si edhe me Z. Ëitold Jan Ëaszczykoëski, në Komisionin e Punëve të Jashtme të PE, e me Znj. Danijela Žunec Brandt e Misionit permanent të Kroacisë pranë BE, që aktualisht ka kryesinë e Këshillit të Europës.

“Në të gjitha takimet tona ne theksuam se jemi këtu jo si politikanë, por për të sjellë zërin e njerëzve të thjeshtë dhe familjeve shqiptare që shpesh nuk kanë zë, sepse situata e tyre nuk njihet. E pikërisht në emër të këtyre njerëzve e familjeve Europa duhet të hapë dyert e saj për Shqipërinë. Kisha katolike, por jemi të sigurtë që edhe religjionet e tjera, janë të gatshme me shembullin e tyre e fjalën e tyre të bëjnë më të mirën për popullin tonë shqiptar”, thanë dy ipeshkvinjtë shqiptarë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb