Austria rikonfirmon mbështetjen e saj ndaj Shqipërisë në procesin e negociatave për integrimin në Bashkimin Evropian.
Zv/kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, Bora Muzhaqi, zhvilloi një takim me Ministren e Austrisë për Evropën, Integrimin dhe Familjen, Claudia Plakolm, në fokus të së cilës ishte përkushtimi i Parlamentit dhe Komisionit për Evropën për ecurinë e negociatave si dhe forcimi i bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Austrisë,
Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës zyrtare të Ministres Plakolm në Tiranë.
