TIRANË

Për ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca integrimi i Shqipërisë në Be ndodh dita ditës ndonëse ende nuk ka një datë për konferencën e parë ndërqeveritare. Ambasadori Soreca kërkoi nga BE sakaq të mbajë premtimin.

“Unë mendoj që integrimi ndodh dita ditës, Shqipëria po integrohet në BE edhe në sajë të shkëmbimeve të frytshme. Shqipëria ka dhënë rezultatet,  është koha që BE të mbajë premtimin. Të lexojë raportin dhe të gjejë në të pikat e forta për të kaluar atë ngërc që ka mbetur” u shpreh Soreca.

Nga ana e tij kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria ka arritur rezultatet e kërkuara, por është BE ajo që nuk po arrin rezultate.

“Ka një nuancë që duhet theksuar në fjalën rezultat. Shqipëria i ka arritur rezultatet është BE që nuk arrin rezultate. Është KE që ka thënë duhet të ulemi dhe nuk po ulet. Rezultatet që ka arritur Shqipëria janë këtu. Nëse ne vijojmë procesin e reformave dhe KE, gjykatësi i vetëm objektiv në këtë proces, nëse ne vijojmë të bëjmë përparim, këto nuk i bëjmë se do marrim provimin atje, por që këto përparime të qëndrojnë këtu. Janë rezultate të arritura këtu. E zëmë se BE do vijojë të bëjë këtë punë edhe 10 vjet të tjera. Po po po folim… c’do bëjmë ne, do i lëmë punët? Po kujt do i bëjmë dëm? Do humbasin gjumin në Berlin e Paris? Do i bëjmë dëm vetes. BE na ndihmon me instrumentat, me dijen e madhe për sesi bëhen këto punë dhe me gjykimet e kritike dhe me financimet e veta. Nëse këtu sot dikush duhet të japë llogari pse s ka arritur rezultate është BE. Gjërat kanë logjikën e tyre në BE dhe ne duhet ta pranojmë. Sot ajo familje ka ca probleme që nuk ia kemi krijuar ne dhe nuk ia zgjidhim dot ne.” u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb