TIRANË

Kryeministri Edi Rama foli sot për implementimin e inteligjencës artificiale në e-Albania. Rama tha se një operator virtual me modulin e chat GPT do të jetë në dispozicion të atyre që aplikojnë.

“Kemi riorganizuar dhe strukturat e ministrive të cilave do t’u bashkëngjiten nuklet e inovacionit. Kemi nisur disa projekte të rëndësishme duke vënë në shfrytëzim dhe risitë e inteligjencës artificiale. Besoj se në fillim të vjeshtës do t’u japim qytetarëve rezultatet e para të kësaj risie.

Në e-Albania nuk do ketë më nevojë për të pritur përgjigje për mënyrën si aplikohet, problematikat e aplikimit sepse operatori virtual me modulin e chat GPT do jetë aty në kohë reale për të dhënë përgjigje për aplikuesit. Brenda maksimumi 1 viti i gjithë shërbimi i e-Albania të jetë i updatuar me inteligjencën artificiale. Po hapi i parë, vënia në dispozicion të qytetarëve i komunikimit të drejtpërdrejt me operatorin virtual për fazën e aplikimit dhe për pyetjet që janë më të zakonshme dhe përgjigjet më të nevojshme për ata që hyjnë në e-Albania.
Po kështu kemi mbaruar fazën e konsultimit publik për prokurimet dhe do kemi një ndryshim rrënjësor që do të hyjë në një fazë tjetër në bashkëpunim me UNOPS-in”, deklaroi Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: