Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla do të zhvillojë një vizitë në Kongresin Amerikan nga data 3 deri më 7 dhjetor ku në fokus do të jetë intensifikimi i marrëdhënieve.

Balla do të marrë pjesë në Forumin e 20-të Parlamentar të Inteligjencës dhe Sigurisë më 6 dhjetor me ftesë të Kongresmenit Robert Pittenger, Kryetar i Forumit Parlamentar të Inteligjencës dhe Sigurisë.

Në Forum do të ketë ligjërata nga liderët nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati i SHBA-së dhe ekspertë globalë nga industria, qeveritë dhe grupet e mendimit në
çështjet kritike të sigurisë kombëtare dhe teknologjitë strategjike në zhvillim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb