Kristjan Asllani sërish titullar. Pasi u aktivizua nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Monterrey, mesfushori shqiptar i Inter e nis nga fillimi edhe në sfidën e dytë të Botërorit të klubeve, atë ndaj Uraëa Reds.

Trajneri i zikaltërve, Chivu i ka besuar “çelësat” e mesfushës pikërisht Kristjan Asllanit, me shpresën se gjërat do të shkojnë mirë në këtë takim.

23-vjeçari i kombëtares duhet të tregojë veten që e meriton qëndrimin te Interi, për sezonin e ri futbollistik.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb