Nicolò Barella, mesfushori i Interit, folur për mikrofonat e Dazn, duke iu rikthyer edhe një herë humbjes 5-0 në finalen e Champions League ndaj PSG.

“Çfarë ndodhi në atë finale? Le të themi se nuk kam një përgjigje dhe ndoshta nuk ka një shpjegim, një kombinim i shumë faktorëve. E kam të vështirë të them pse.

Gjithashtu u përpoqëm të flisnim me njëri-tjetrin, të krahasoheshim midis më të mëdhenjve, jo për të pasur një fajtor, por për të kuptuar ndjenjat e secilit prej nesh.

Dhe ato ishin të shumta dhe të ndryshme, kështu që do të thotë se kishte shumë elementë. Por futbolli është i tillë, mund të ndodhë të kesh një ditë të keqe”- tha Barella.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb