Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, foli për Sky Sport përpara takimit gjysmëfinal në Champions me Barcelonën në San Siro.
“Ndeshja- Mendoj se do të jetë mjaft e ngjashme me ndeshjen e parë, ne jemi dy skuadra me personalitete dhe stile të dallueshme. Do të jetë një ndeshje e hapur, argëtuese, ne patjetër duhet të përmirësohemi. Duke luajtur kundër Barcelonës në ndeshjen e parë kuptuam se çfarë skuadre janë.”
A është Lamine Yamal lojtari më i fortë me të cilin jeni përballur në karrierën tuaj?
“Mendoj se po, mendoj se ai është ndër më të mirët. Barcelona nuk është vetëm Yamal, ne duhet të punojmë si ekip.
Kujtojmë që takimi i parë ka përfunduar 3-3.
