Ditë të rëndësishme për të ndërtuar të ardhmen e Interit. Marotta e Ausilio kanë fluturuar drejtë Madrid ku kërkojnë jo pak por 3 lojtarë të Realit. Në veçanti, emri më i rëndësishëm në listën e tyre është ai i Asensios ndërsa Kovacic e Nacho janë dy emrat e tjerë që kërkojnë ti transferojnë në Milano. Reali ka nisur të freskoj skuadrën, afrimi i Hazard dhe sipas të gjithë gjasave edhe i Eriksen, e bën mesfushën e Zidane të mbipopulluar, në këtë kushte madrilenët janë të detyruar të shesin.

Asensio nuk ndihet aspak komod në Madrid, sezonin e fundit u aktivizua vetëm 15 ndeshje, situata nuk pritet të ndryshoj as në sezonin e ri. Interi është i vetëdijshëm për këtë fakt dhe kërkon të bind lojtari duke i ofruar një rol si protagonist absolut. Gjithsesi për të arritur te spanjolli nuk është aspak e lehtë. Në Madrid dyshja drejtuese e Interit nuk është vetëm për Asension pasi edhe Mateo Kovacic dhe Nacho janë në shënjestrën e tyre.

Mesfushori kroat pritet të rikthehet në Madrid pasi Chelsean që nuk ka ndërmend të aktivizoj të drejtën në klauzolë për të blerë kartonin e tij. Kur nuk ka vend për Asension në formacionin e Zidane, për Kovacic as që bëhet fjalë. I njëjti diskutim edhe për Nacho, i aktivizuar pak ose aspak, ky pritet të jetë sezoni i tij i fundit në Madrid.

Ky ishte diskutimi, objektivat e Interit për merkaton në hyrje. Në dalje, përveç Icardit, të njëjtin fat pritet të ketë edhe Nainggolan, i shumë dëshiruari i Spallettit. Sipas “Corriere dello Sport”, mesfushori belg nuk bën pjesë në planet e Contes.
(BalkanWeb)
