Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, para ndeshjes ndaj Comos.

“Kujtimi i titullit që humbëm me një pikë është ende i freskët, nuk duam që kjo të ndodhë përsëri. Duhet të vazhdojmë kështu dhe ta përfundojmë sa më shpejt të jetë e mundur.

Mungesa e Lautaros- Kur nuk është aty, (Lautaro) na mungon, sepse shënon shumë dhe është gjithmonë i rrezikshëm, ashtu edhe për shkak të personalitetit të tij. Por ai nuk është i vetmi në dhomën e zhveshjes, ka edhe të tjerë me përvojë dhe karizëm të madh”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb