Trajneri i Interit, Chivu u shpreh i lumtur pas fitores 6-2 ndaj Pisas.

“Mendova se një ndeshje zgjat 100 minuta dhe mund të përmbyset. Qasja nuk ishte keq, patëm një rinisje pasi i bëmë golat vetë. Është faji im, kam disa kërkesa që e vënë në vështirësi Yann (Sommer).

Pastaj doli në pah krenaria, skuadra tregoi kualitet dhe intensitet, duke e përmbysur rezultatin që në pjesën e parë. Kanë shumë rëndësi sjellja në fushë dhe përgatitja mentale. Edhe nëse ndodh diçka, duhet të jesh gati të reagosh. Bëmë mirë, pavarësisht vështirësive. Djemtë po tregojnë se duan të bëjnë një sezon kompetitiv”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb