Tifogrupi më i madh i Interit, Curva Nord falenderoi Steven Zang për atë që ka bërë për zikaltërit gjatë gjithë periudhës që ishte president.

“Curva Nord falenderon presidentin Steven Zhang për kontributin e dhënë në historinë e Interit dhe sukseset e mëdha të arritura. Me shpresën më të thellë për ta parë sërish së shpejti në stadium përkrah vëllezërve të tij interistë, i urojmë atij dhe të dashurve të tij gjithë të mirat për vazhdimin e jetës private dhe profesionale.
Curva Nord shpreson se kushdo që do të pasojë presidentin e ri do të jetë në gjendje të vazhdojë sportiv, duke garantuar gjithmonë respekt për historinë dhe njerëzit që përfaqësojnë Interin në Milano, në Itali dhe në botë”.


(J.S/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb