Mbrojtësi i Interit, Matteo Darmian, foli me Dazn përpara ndeshjes kundër River Plate, në Botërorin e Klubeve.

“Nuk ka ndryshuar shumë, sepse përgatitja është gjithmonë e njëjtë. Ne përpiqemi të punojmë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të dalim në fushë për të fituar. E dimë sa e vështirë është, por edhe sa e rëndësishme është ndeshja, do të bëjmë ç’mos që të avancojmë.

Çfarë prisni nga River Plate? “Ata janë një ekip absolutisht i fortë dhe cilësor. Presim një ndeshje të luftuar fort, por duhet të bëjmë ç’mos, të kemi fokusin e duhur dhe të përpiqemi të sjellim fitoren në shtëpi”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb