Arturo Vidal është zyrtarisht një futbollist i Inter. Të dielën në mbrëmje mesfushori kilian zbarkoi në Milano për të vijuar më pas këtë të hënë me vizitat mjekësore dhe firmën mbi kontratën e re. Vidal mund të konsiderohet pa frikë një goditje e rëndësishme e klubit ziklatër pasi vjen gradis. 33-vjeçari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare nga ku do të përfitoj 12 milion euro neto në sezon. Mesfushori do të bashkohet menjëherë me ekipin dhe mund të jetë që të shtunën titullar në sfidën kundër Fiorentinës.

Messi
Messi

Largimin e Vidal i ka përshëndetur edhe miku i tij Leo Messi, fjalët që ka përzgjedhur “pleshti” mbajnë akoma të ndezur ëndrrën e tifozëve ziklatër: “Të kam njohur vetëm sepse jemi ndeshur si kundërshtarë dhe gjithnjë me je dukur një fenomen. Për fat të mirë më pas pata mundësi të njihja personalisht dhe më je dukur akoma më shumë një fenomen. Do ti mungosh dhomave të zhveshjes, Arturo. Të uroj fat në këtë aventure të re me klubin e ri. Rrugët tona do të bashkohen sërish, për këtë jam i sigurt”, shkruan Messi në profilin e tij në Instagram.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb