Interi ka fituar 1-0 në ndeshjen e parë ndaj Portos në Champions League, ndërsa sonte do kërkojë rezultat pozitiv për të arritur kualifikimin. Para aktit të kthimit në konferencën e zakonshme për shtyp është shfaqur edhe mesfushori zikaltër, Hakan Calhanoglu.
“Rezultatet negative kanë kaluar tashmë. Progresi ynë në Champions League ka qenë gjithmonë pozitiv. Ne gjithmonë kemi luajtur mirë kundër skuadrave të forta. Sot ne duam të shkojmë në çerekfinale, ky është qëllimi i Interit.
Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme, jo vetëm për lojtarët dhe trajnerin, por për klubin në përgjithësi. Unë tashmë e di se si është atmosfera/ Bashkëlojtarët e mi janë ndezur për këtë sfidë. Do të na duhet të luajmë me zemër deri në minutat e fundit.
Më pëlqen shumë Pirlo, ai është idhulli im. Nuk mund të flas për veten time, përpiqem ta bëj punën time sa më mirë. Në futboll mund të jesh gjithmonë në krye, por gjithmonë duhet të përgjigjesh mirë.” – tha Calhanoglu.
(BalkanWeb)
