Interi i Inzaghit feston një tjetër trofe, Kupën e Italisë të fituar kundër Fiorentinës dhe përkëdhel kështu xhevahirët e saj, gjithnjë e më pranë rinovimeve.
Alessandro Bastoni dhe Hakan Calhanoglu janë e tashmja dhe e ardhmja e zikaltërve dhe të dy, pas ndeshjes në Olimpico, konfirmuan se ishin afër marrëveshjeve respektive për zgjatjen e bashkëpunimit.
“Gjithmonë kam thënë se jam mirë këtu, nuk e kam fshehur kurrë. Klubi dhe unë jemi në të njëjtën gjatësi vale, mendoj se do të vazhdojmë së bashku dhe jam i lumtur”, tha mbrojtësi.
Mesfushori Calha bëri jehonë në Sky Sport: “Ju e dini që jam shumë i lumtur që jam te Interi, ndjej dashurinë e tifozëve tanë, nuk mund të shpjegohet me fjalë, jemi afër rinovimit dhe jam i lumtur që vazhdoj ëndrrën time te Interi”.
Për të dy është gati një kontratë rreth 6 milionë euro në sezon. Turku pritet të firmosë në Milano deri në vitin 2027, sakaq Bastoni do të qëndrojë te Interi deri në vitin 2028.
(BalkanWeb)
