Gjatë merkatos së verës, te Interi pritet të largohen disa lojtarë. Një prej tyre mund të jetë edhe mesfushori Davide Frattesi, i cili ka luajtur dy sezone në Milano.
Interi është i hapur për të dëgjuar ofertat në lidhje me Frattesin, ndërsa mbetet për t’u kuptuar edhe qëndrimi i trajnerit Chivu, në lidhje me lojtarin.
Në sezonin e fundit, futbollisti ka luajtur 28 ndeshje në kampionat. Për momentin, sa i takon opsioneve, Napoli mbetet në horizont, ndërsa në pistat spanjolle nuk duket se ka pasur kurrë diçka vërtet konkrete.
