Beppe Marotta dhe Piero Ausilio, dy personat përgjegjës për merkaton e Inter, janë përpara një sesioni jo pak të komplikuar. Misioni është i qartë, ti dhurojnë trajnerit Conte elementët e duhur për të synuar deri në fund titullin kampion në Serie A por nga ana tjetër nuk kanë shumë para kesh në dispozicion, kriza që ka sjell COVID-19 dhe eliminimi i paparashikuar në Champions kanë reduktuar shumë të ardhurat. E qartë është se Eriksen do të largohet gjatë merkatos së janarit ndërsa vendin e tij pritet ta marrë Papu Gomez.

Gomez
Gomez

Argjentinasi ka krisur përfundimisht marrëdhëniet me trajnerin Gasperini dhe Atalanta është e hapur por çdo ofertë. Kartoni i tij mund ti kushtoj Inter 10 milion euro ndërsa vetë fantazisti kërkon 3 milion euro si pagë vjetore. Këto janë shifra të përballueshme dhe e kanë vendosur Gomez në majën e listës së dëshirave. Antonio Conte nga ana tjetër vijon të insistojë për një anësorë të majtë, emrat në këtë pikë nuk ndryshojnë Marcos Alonso dhe Emerson Palmieri, dy emra që Conte i njeh shumë mirë. Edhe në këtë rast kërkohet largimi i një lojtari, Nainggolan është i gatshëm të rikthehet tek Cagliari por negociatat nuk janë të lehta, dështuan edhe në verë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb