Në Serie A, në këtë pikë të merkatos, Nicolo Rovella është kthyer në një “xholi”, jo vetëm për Lazion, pasi prej kohësh i është vënë në ndjekje edhe Inter. Lazio kërkon me çdo kusht të shes për të qenë korrekt me rregullat e fair-play, në mënyrë që të operojnë më pas në merkaton në hyrje, ndërsa Inter e sheh si njeriun ideal për të zëvendësuar Calhanoglu. Në pritje se çfarë do të vendos Lazio-Inter dhe Rovella mbetet edhe Asllani, pasi fati i tij është i lidhur ngushtë edhe me këtë tratativë.
Është e qartë që Inter po bën plane pa Calhanoglun në skuadër, janë të gatshëm të investojnë për Rovella-n, por oferta e tyre e fundit është refuzuar nga Lotito. Sipas mediave italiane, Inter i ka paraqitur Lazios një ofertë prej 40 milionë euro, por Lotito i ka kthyer menjëherë përgjigje:
“Ka një klauzolë largimi, 50 milionë euro, në të kundërt nuk shitet. Më të mirët qëndrojnë”, mësohet t’i jetë përgjigjur Lotito.
Interesat është fakti se këtë herë, sipas mediave italiane, Asllani nuk është i përfshirë në negociata për të ulur kostot e transferimit pasi Lazio preferon Frattesin, ose një sulmues.
(BalkanWeb)
