Çdo fillim e ka një fund. Samir Handanovic është larguar nga Interi pas 11 sezonesh. Lajmi është dhënë nga klubi zikaltër, me një postim falenderues në rrjetet sociale.

Nënshkrimi i portierit me zikaltërit daton në 9 korrik 2012, duke demonstruar që në fillim aftësi të jashtëzakonshme teknike, duke e shndërruar atë në një nga portierët më të mirë në historinë e Interit.

“Gardiani” slloven ka veshur fanellën e skuadrës nga Milano 455 herë, duke arritur Ivan Ramiro Cordoba (455 ndeshje) në vendin e 10-të në renditjen e lojtarëve me më shumë paraqitje me ekipin.

38-vjeçari luajti për Udinesen në sezonin 2004-2005, ndërsa në dy vitet e ardhshme mbrojti portat e Trevisos dhe Lazios. Më pas, Handa u bë pjesë e Udineses.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: