Një Inter i bukur, i mirë vendosur në fushë, i pafat, pasi në fund atë që festojnë janë të kuqtë e Jurgen Klopp. Zikaltërit treguan forcë karakteri në një ndeshje ku pa diskutim meritonin diçka më shumë, por futbolli i tillë është, shpesh ato që vendosin janë detajet. Ekipi i Inzaghi luajti pa komplekse dhe si i barabartë përballë Liverpool, ndeshja mund të merrte një tjetër rrjedhë nëse Calhanoglu nuk do të ndalej tek traversa.

203609119 F3841c05 D3dd 48b0 9a60 B693014f0502
203609119 F3841c05 D3dd 48b0 9a60 B693014f0502

Gjithsesi, ekipi i Klopp nuk hodhi asgjë, përkundrazi, u mbrojtën mirë kur duhej, shfrytëzuan në maksimum të gjithë detajet dhe mbi të gjitha klasin e individëve të tyre. Deri në minutën e 75-të, tifozët zikaltër shpresuan se do t’ia dilnin përballë atyre që shihen si favoritë për të fituar këtë trofe, por në minutën e 75-të, Bobi Firmino me një goditje të bukur me kokë në shtyllën e parë kaloi Liverpool në avantazh.

213930515 Da805f34 1028 47a5 Aa73 Cdc5c1689259
213930515 Da805f34 1028 47a5 Aa73 Cdc5c1689259

Ekipi i Inzaghi u trullos dhe në të 83-tën pas një rrëmuje në zonë, Salah përfitoi duke realizuar edhe golin e dytë, një sukses i pastër 0-2 që i jep një bonus shumë të madh në ndeshjen e kthimit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kjo humbje e Inter, sigurisht që nuk i ka lënë një shije të mirë mediave italiane: “Inter kafshon duart”, shkruan La Gazzetta dello Sport. “Nga një planet tjetër”, shkruan Corriere. “Mëkat”, thekson Tutttosport në faqen e parë. “San Hero”, shkruajnë mediat britanike, duke bërë lojëra fjalësh, titull shoqëruar me foton e Momo Salah.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb