Ishte ndër portierët më të mirë vetëm pak sezone më parë, por tani duket se mosha po ndikon në performancat asapak bindëse të portierit të Intert, Yann Sommer. Për këtë shkak drejtuesit e Interit po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të Guglielmo Vicario nga Tottenham si zëvendësues të Sommer. Vicario, portieri i kombëtares italiane, ka performuar mirë në Premier League, por me një kontratë deri në 2028 dhe një pagë prej 2,5 milionë sterlina, Interi përballet me sfida financiare. Megjithatë, një portier i nivelit të lartë mund të sjellë shumë përfitime për skuadrën.

Përsa i përket merkatos së janarit, drejtori sportiv, Piero Ausilio, ka theksuar se Interi nuk ka nevojë për ndryshime të mëdha. Shembulli i Andy Diouf tregon se lojtarët e rinj kërkojnë kohë për t’u adaptuar. Po ashtu, Ausilio ka nënvizuar se skuadra është mjaft e mbuluar dhe nuk priten lëvizje për përforcimin e krahut të djathtë të mbrojtjes.

Për një grup harmonik e në sinkron me njëri tjetrin që punon çdo ditë në të mirën e klubit foli edhe kapiteni i saj, Lautaro Martinez, që pas dopietës ndaj Pisës të dielën, duket se ka lënë pas periudhën jo të mirë, që po kalonte. “Përfafoj më shumë Chivun, se sa bashkëshorten time”, ishte batuta e argjentinasit, i pyetur pas mbrëmjes gala, të ndarjes së çmimeve të lojtarëve më të mirë në Itali.

Interi është më shumë i fokusuar në merkaton e verës për përforcime, duke mbajtur një qasje të kujdesshme dhe duke mos ndërmarrë rreziqe në janar. Chivu  sipas mediave italiane për momentin është i kënaqur me lojtarët, që ka në dispozicion, pavarësisht ndeshjeve të caktuara ku skuadra zikaltër është mundur këtë sezon, duke mos ofruar garanci për arritjen e qëllimeve sezonale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: