Në një intervistë për “La Republicca”, Henrikh Mkitaryan, mesfushori i Interit, ka folur për të ardhmen.

“Kam edhe një vit kontratë dhe do të qëndroj te Interi, nëse nuk më largojnë. Nuk dua ende të pensionohem. Pas Interi do të tërhiqem nga futbolli.

Nuk dua të ul nivelin. Nuk do të rikthehem në Armeni apo në kampionate si Arabia Saudite. Nuk më interesojnë këto destinacione. E dua futbollin për vetë lojën, jo për paratë”, u shpreh Mkhitaryan.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb