Inter Miami ka vendosur t’ia besojë pankinën një emri të njohur të futbollit argjentinas. Cristian Alberto “Kily” González është trajneri i ri i skuadrës amerikane, ku do të ketë detyrën e vështirë për të menaxhuar një ekip me ambicie të mëdha dhe me Lionel Messin si figurën kryesore.

52-vjeçari rikthehet në qendër të vëmendjes ndërkombëtare pas një karriere të spikatur si futbollist dhe disa eksperiencave në pankinë. Në Europë, Kily u bë i njohur veçanërisht gjatë periudhës së tij me Valencia-n dhe Interin, ku aktivizohej kryesisht në krahun e majtë të sulmit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb