Kristjan Asllani dhe Inter janë gjithmonë e më pranë njëri-tjetrit. Sipas asaj që raporton gazetari sportiv dhe njëkohësisht ekspert i merkatos, Fabrizio Romano, skuadra zikaltër ka arritur marrëveshjen me mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani për kushtet e kontratës.
Bisedimet janë në avancim me Empolin që zotëron kartonin e 20-vjeçarit për të arritur te “tymi i bardhë” i kësaj tratative. Gjithashtu eksperti i merkatos ka bërë me dije se shumë pranë firmës me Inter është dhe mbrojtësi anësor i Kaljarit, spanjolli 22-vjeçar Raul Bellanova, ndërsa Bremer i Torinos mbetet objektivi kryesor i drejtuesve zikaltër për mbrojtjen.
Gjatë sezonit që përfundoi, Asllani u aktivizua gjithsej në Serinë A në 23 ndeshje ku arriti të shënonte 1 gol dhe të dhuronte 1 asist për shokët e skuadrës. Inter gjithashtu ka mposhtur konkurrencën e Milanit që ishte në ndjekje të talentit të Kombëtares.
(BalkanWeb)
