3 ndeshje titullar me Chivu-n në stol dhe me Calhanoglu-n që ka bërë gati “valixhet”, sërish e ardhmja e Asllanit shihet larg Milanos. Corriere dello Sport shkruan se Inter, pasi bleu 3 lojtarë, Luis Henrique, Susic dhe Bonny është i detyruar të shes për të vijuar sërish me merkaton në hyrje.
Në këto kushte, gjithnjë sipas të përditshmes italiane, Asllani është i pari që e sheh veten në dalje, por nuk përjashtohet mundësia edhe e shitjes së Frattesit. Ndërkohë, gjithnjë sipas mediave italiane, në tavolinën zikaltër ka ardhur oferta e parë zyrtare për Asllanin. Bologna është gati të paguaj për mesfushorin kuqezi, por oferta e tyre nuk ngroh drejtuesit e Inter. Bologna ofron 13 milionë euro, 3 më shumë sa Inter investoi për ta blerë nga Empoli tre vite më parë.
