Mbrojtësi i Interit, Benjamin Pavard ka dhënë një intervistë për L’Equipe pak ditë para sfidës së zikaltërve kundër Paris Saint-Germain në finalen e Champions League.
“Ne nuk jemi një ekip yjesh, ne dimë të bëjmë gjithçka së bashku, ne dimë të vuajmë së bashku.
Nuk ka asnjë lojtar më të mirë se të tjerët.
Për skuadrën e Luis Enriques, pa dyshim: “PSG është një ekip vërtet i madh dhe e ka treguar për disa vite. Por unë mendoj se PSG është edhe më konsistent këtë sezon. Është një grup i mirë, me një trajner të madh, për mua një nga më të mirët në botë. Skuadra e tij po luan shumë mirë dhe është kënaqësi t’i shikosh”.
