Jose Mourinho është një emër që dashurohet ende nga populli ziklatër, trajneri i cili bëri historinë duke fituar “tripletën” e famshme. Që nga ai moment, Mourinho dhe Inter nuk janë ndarë kurrë shpirtërisht, në çdo çast tekniku portugez është i gatshëm të flas për ish ekipin e tij, këtë gjë e bëri sërish pas finales së Champions League:

“Inter ka një skuadër të mirë, ka një projekt dhe miliona euro për të investuar. Nuk besoj se në sezonin e ardhshëm mund të synoj Champions por mund ta bëjnë diçka të tillë pas dy viteve. Kush javë favoritët në edicionin e ri? Juventus, Bayern Munich, PSG, Barcelona, Reali, Atletico dhe Liverpool. Chelsea? Vështirë duke parë që i kanë bllokuar merkato, u shpreh Mourinho i cili ishte i ftuar sëbashku me Arsene Venger në studiot e BeInSportes.
(BalkanWeb)
