Me mbylljen e merkatos verore dhe analizës së bilanceve për ndryshimin e skuadrave me përfundimin e sesionit të transferimit të lojtarëve, tek Inter kanë nisur që tani të mendojnë për strategjitë që klubi zikaltër do të vendos në funksion lidhur me afrimin e lojtarëve në merkaton e Janarit. Kjo për një arsye tepër të veçantë. Klubi milanez nuk arriti dot të shpenzonte të gjithë kuotën e vënë në dispozicion për merkaton e verës. Mungesa e blerjes së Lookman për 45 mln euro bëri që Marotta dhe Ausilio të investonin për afrimin e Diouf dhe Akanji. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane skuadra zikaltër ka ende në dispozicion rreth 20-25 mln euro.
Drejtuesit e Interit kanë vendosur që të mos shpenzojnë gjithë fondet e disponueshme gjatë merkatos së verës. Pas investimeve prej rreth 90 milionë eurosh dhe shitjeve që kanë sjellë gati 50 milionë euro, Interi ka mbajtur një “kursim” që varion prej 20-25 milionë eurosh.
Kjo shumë parash pritet të përdoret për merkaton e janarit, kur do të ketë më shumë qartësi për formën e skuadrës dhe për nevojat e mundshme për përforcime, veçanërisht në mbrojtje. Nëse do të shfaqej mundësia për të marrë një lojtar të ri, të ri dhe me perspektivë, atëherë ky “kursim” mund të përdoret për këtë qëllim. Pra, Interi ka vendosur të mbajë këtë shumë për mundësi të ardhshme, duke pritur deri në janar për të parë se çfarë i nevojitet më shumë skuadrës. Sigurisht në Janar jo gjithmonë është e mundur të përzgjedhësh lojtarë cilësorë, kjo pasi skuadrat nuk parapëlqejnë të ndryshojnë shumë përgjatë kësaj periudhe, megjithatë ekspertët e merkatos si Marotta dhe Ausilio dine gjithnjë se sit ë surprizojnë pozitivisht.
