Sulmuesi austriak i Interit, Marko Arnautovic ka bërë me dije se do të largohet nga zikaltërit.

“Nuk do të kthehem më në Milano. Aventura ime tek Interi është mbyllur. Chivu trajner i ri? Jam shumë i lumtur për te. Ne kemi luajtur së bashku dhe jemi ende në kontakt.

Ai është trajner i ri dhe i etur për sukses. Mendoj se ka shumë cilësi. Gjëja më e rëndësishme është se ai e do ekipin.

Interin e ka dashur gjithë jetën e tij. Shpresoj të bëjë një punë të mirë. Shpresoj të fitojnë kampionatin sezonin e ardhshëm”, u shpreh Arnautovic.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb