Ish-ambasadori i Shqipërisë në misionin e OKB-së, Agim Nesho, i ftuar në “Studio 24”, u shpreh se amerikanët nuk janë çliruesit, por SHBA-të kanë një rend tjetër ndërkombëtar.
Sipas tij, kontradikta që u krijua me administratën Trump, ishte ndërthurja e politikës shqiptare duke ndjerë vetëbesim Rama, duke patur shumë afera korruptive, i përkrahur nga oligarkët, u lidh me krimin e organizuar dhe çedoi me organizatta që amerikanët i shihnin si organizata terroriste.
“SHBA sheh interesat e saj, në Shqipëri është goditja e pushtetit të lidhur me kartelet e organizatat terroriste që merren me drogë, duke mos krijuar një dualitet.
Kur e nxjerrin që duhet goditur organizata terroriste, ata shkojnë kudo ku ka vende që janë të lidhura me kartelet e drogës dhe që cënojnë sigurinë kombëtare të SHBA.
Ardhja e kësaj administrate, mesazhi i SPAK, ishte lufta e krimit të organizuar. Çështja Balluku ka percipituar, por krimi i organizuar prevalon në interesin e SHBA-ve”, tha Nesho.
