AC Milan po pret të reja të rëndësishme nga Club Brugge në lidhje me Ardon Jasharin.

Sipas Tuttosport, kuqezinjtë, pasi ofruan 32.5 milionë euro plus bonuse, po presin të shohin nëse klubi belg do te japë dritën jeshile për transferimin e mesfushorit në Milano. Club Brugge, së pari po kërkon alternativa për të zëvendësuar mesfushorin.

Në këtë drejtim, rivalët e tyre te Interi, të cilët janë në bisedime për të shitur Aleksandar Stankoviçin te Club Brugge, mund të ndihmojnë Milanin, edhe pse në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë.

Edhe nëse negociatat do të zhbllokoheshin më në fund, transferimi i Jasharit te Milani nuk do të ishte domosdoshmërisht i garantuar. Kjo, pasi, Brugge preferon të të nënshkruajë një mesfushor tjetër, me profil të ngjashëm me atë të Jasharit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb