Ish-sulmuesi i Interit, Christian Vieri ka analizuar Interin e këtij sezoni.

“Interi krijon mbi 10 raste shënimi për ndeshje kur luan në shtëpi. Ata kanë Dumfries dhe Dimarco që shërbejnë mirë nga krahët, Barellan që është një organizator në qendër të mesfushës.

Kanë dhe një sulmues si Lukaku që pozicionohet në sulm dhe shërbehet mirë nga bashkëlojtarët, por nuk ka dhënë shumë rezultat.

Nëse unë do të luaja në këtë ekip që Interi ka tani, do të dilja golashënuesi më i mirë në çdo sezon të Serie A.” – tha Vieri

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb