Lajm i keq për Interin. Mbrojtësi Denzel Dumfries do të mungojë dy deri në tre muaj.
Ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi vuante nga një problem në kyçin e këmbës.
29-vjeçari ka luajtur 11 ndeshje në këtë sezon në kampionat me zikaltërit. Për të, ky është edicioni i pestë në Milano.
