Një nga laboratorët më të njohur në vend për cilësinë dhe sigurinë e analizave e testeve, Intermedica ka nisur testimet serologjike për COVID-19. Po kështu pritet që së shpejti të nisë dhe testimi nëpërmjet tamponit.
Dje, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar vendimin për lejimin e kryerjes së testimeve molekulare RT-PCR për SARS-COV-2 në laboratorët jopublikë për arsye administrative.
Intermedica i ka të gjitha kapacitetet si në kite ashtu dhe në staf për të kryer këto testime dhe është një nga laboratorët që ka ISO 15 189 edhe për sëmundjet virale, madje dhe për ato me përmbajtje të ARN-së të viruseve që kanë përmbajtjen e tyre në ARN.
Intermedica mund të përballojë 1000 teste në ditë pasi laboratori punon 16 orë dhe disponon kapacitetet për të punuar dhe 24 orë nëse është nevoja. Strukturat e këtij laboratori janë gati për arsye se tashmë bëhet PCR apo serologji për viruset e tjerë.
