Në seancën e sotme në Kuvend, u zhvillua interpelanca e thirrur nga deputeti i PD Zef Hila, për shërbimet sociale, në Barbullush në Vaun e Dejës.
Deputeti i Zef Hila, u shpreh se institucionet nuk i janë përgjigjur kërkesave të qytetarëve.
Hila theksoi se kërkesa e tij për interpelancë u ndikua na shqetësimet e qytetarëve.
Më tej ai shtoi se qendra sociale “Besa” është e vetmja qendër me standarde të duhura dhe se nuk ka marrë vëmendjen e duhur.
Nga ana e saj ministrja Manastirliu tha se se Ministria e Shëndetësisë ka prioritet shërbimet sociale dhe se në këto tre vite janë ngritur shërbime sociale në 32 bashki të vendit.
“Shpreh vlerësimin për punën e bërë për ngritjen e qendrës që ofron shërbim në komunitetin e zonës që i shërben jo vetëm Vaut Dejës. Qendra sociale “Besa” është me standarde të larta. Në këtë qendër kemi pritur edhe përfaqësues të huaj, por asnjëherë nuk është vizituar nga ministra tanë që mbulojnë këtë sektor. Ju ministre nuk morët mundimit ta vizitonit këtë qendër, edhe pse ishit për një inaugurim në një qendër tjetër shëndetësorë e cila ishte paranë kësaj qendre sociale”, tha deputeti i PD.
Po ashtu Manastirliu tha se çdo iniciativë që i shërben sistemit të mbrojtjes sociale është e mirëpritur dhe është përgjegjësi e të gjithëve.
“Çdo iniciativë që i shërben sistemit të mbrojtjes sociale në vendin tonë është e mirëpritur dhe është përgjegjësi e të gjithë. Ne jemi të vetëdijshme sepse ende kemi shumë për të bërë dhe për këtë lipset kontributi i të gjithëve, lipset kontributi i pushtetit lokal, mbështetja e qeverisë, por edhe bashkëpunimi me të gjithë aktorët, donatorët dhe partnerët.”, tha Manastirliu.
