Policia ndërkombëtare ka publikuar fotografi të kriminelëve, të cilët janë shpallur në kërkim. Interpol ka publikuar gjithsej 7 fotografi, të personave që janë në kërkim për krime nga më të ndryshme.

Personat, të cilëve iu janë publikuar edhe fotografitë akuzohen për krime të tilla si hedhja e mbeturinave të rrezikshme, prerja ilegale e pyjeve dhe kontrabandë e fildishit. Në listën e më të kërkuarve janë edhe 2 shqiptarë, të cilët janë vëllezër me njëri-tjetrin.

Dy vëllezërit janë identifikuar si Ergest Memo, 34 vjeç dhe Taulant Memo, 33 vjeç, të kërkuar nga Greqia për prerje ilegale në një pyll të mbrojtur.

Shtatë personat e shpallur në kërkim nga Interpoli janë:

1- Guo Qin Huang, 42 vjeç, i kërkuar nga Kina për kontrabandimin e llojeve të mbrojtura.

2-Nicholas Mëeri JEFËA, 44 vjeç, i kërkuar nga Kenia për trajtimin ilegal të kafshëve të egra dhe aktivitetit të organizuar kriminal.

3-Samuel Bakari JEFËA, 29 vjeç, i kërkuar nga Kenia për trajtimin ilegal të kafshëve të egra dhe aktivitetit të organizuar kriminal.

4-Ergest MEMO, 34 vjeç, i kërkuar nga Greqia për prerje ilegale në një pyll të mbrojtur.

5-Taulant MEMO, 33 vjeç, i kërkuar nga Greqia për prerje ilegale në një pyll të mbrojtur dhe për mbajtjen ilegale të një arme.

6-Bhekumusa Maëillis SHIBA, 39 vjeç, i kërkuar nga Esëatini për veprat e kafshëve të egra.

7-Muk Nam ËONG, 62, i kërkuar nga Kina për kontrabandimin e llojeve të mbrojtura dhe produkteve të tyre të prejardhura.

 (d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb