Hedhja pa kriter e materialeve inerte në vendin e quajtur “Fusha e Radikes” në fshatin Gjoricë të Bulqizës është kthyer në problem madhor për banorët e zonës. Mbetjet janë hedhur pranë rrjedhës së lumit Drin, duke shkaktuar jo vetëm ndotje të rëndë mjedisore, por edhe kanë bllokuar rrugën drejt varrezave të fshatit.

Dritan Skënderi, banor i Gjoricës thotë se hedhja e këtyre materialeve të ngurta në ambient të hapur vënë në rrezik edhe bagëtitë që kullosin në këtë zonë. Për rrjedhojë, ai kërkon nga Bashkia Bulqizë të marrë masa për largimin e menjëhershëm të këtyre mbetjeve dhe ndëshkimin e personave që i kanë hedhur.

Ky nuk është rasti i parë që banorët e Bulqizës denoncojnë hedhjen e mbetjeve pranë zonave të banuara, si dhe mosreagimin e institucioneve përgjegjëse për pastrimin e tyre dhe ndëshkimin e ndotësve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb