Kreu i PD-së, Sali Berisha, e cilësoi deklaratën e zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj si aktakuzën më të rëndë për sistemin e kapur të drejtësisë në Shqipëri, siç e quajti ai.

Berisha theksoi se intervista e Ahmetajt përbën një autopsi të thellë të korrupsionit dhe vjedhjeve të Edi Ramës, duke zbuluar dokumente dhe fakte që provojnë se shteti shqiptar është nën kontrollin e grupeve të lidhura me pushtetin, si Troplinët, të cilët, sipas tij, kanë manipuluar dhe kontrolluar çdo të dhënë të rëndësishme të shtetit.

Kreu i PD-së denoncoi edhe ata që e quajti dështimi i drejtpërdrejtë i sistemit të drejtësisë, duke theksuar se dosjet e njohura të korrupsionit, si ato të Porto Romanos dhe Ekoparkut, janë denoncuar vazhdimisht me fakte dhe dokumente, por asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje.

Fjala e tij:

Ndërkohë, duhet të shtoj se intervista e zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj ishte autopsia më e thellë e vjedhjeve dhe korrupsionit të Edi Ramës me dosje, me dokumente dhe fakte.
A mund të imagjinoni ju, Durana zona teknologjike e Durrësit, de facto territor komplet i Troplinëve, të cilët me Agasin kanë kontrolluar çdo të dhënë të këtij shteti nga dosjet më sekrete të prokurorive, gjykata, shërbimit të fshehtë tek çdo lloj e dhënë tjetër. Durana e Edi Ramës me Troplinët.

Ato dosje janë një aktakuzë më e rënda edhe për sistemin e kapur të drejtësisë. Sa herë është denoncuar dosja e Porto Romanos? E Ekoparkut në Durrës? Me dhjetëra, në mos qindra herë. Me dokumente, me çdo gjë. Asgjë nuk ndodh.

Pse? Se është direkt Edi Rama dhe thjeshtra të implikuar në të. E njohur kjo.

15 mijë euro kamera e policit, u garantoj që kush në botë në asnjë vend nuk e vendosin policët 15 mijë euro kamera.

Po ka kjo? Është njëlloj si historia e kapeles së policit. Polici suedez, kapelja e tij 15 euro. Kapelja e policit shqiptar 320 euro me Plarentin që kalon nga një studio në tjetër, një hajdut i shpifur që ka ndarë paratë me Ramën.

Të gjitha këto kanë vetëm një konkluzion.

Është populli dhe vetëm populli ai që duhet t’i japë Edi Ramës ndëshkimin e merituar, largimin e tij një minutë e më parë nga pushteti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb