Historia thërret Kosovën, me dardanët që këtë mbrëmje mund të sigurojnë një biletë për në Botëror. Ekipi i Fodas përballet me Turqinë në finalen e Play Off të Botërorit, në “Fadil Vokrri”. Trajneri i njohur, Jul Ahmataj foli për News 24, në prag të këtij takimi. Ahmataj dha mendimin e tij edhe për eleminimin e kuqezinjve të Sylvinhos, në fazën Play off të Botërorit.

News 24 ka qënë televizioni që na ka udhëhequr në karrierën sportive, si lojtar dhe trajner. Më ktheve shumë vite përpara.

Kemi shansin të jetojmë një finale të madhe?

Patjetër. Jemi krenarë, ndoshta nuk arritëm dot, por shqiptarët përfaqësohen me Kosovën. Ata duhet të bëjnë, të tregojnë jo vetëm sportivisht, por edhe politikisht. Pasi të gjithë duhet të njohin Kosovën. Kosova mund të fitojë shumë nëse arrin në Botëror.

Kosova ka arritur në majë dhe është jashtë presionit të rezultatit. Luajnë në shtëpi, kanë gjithë kompenentët e duhur. Kanë në krah faktorë që e ndihmojnë, por këtë aspekte ndonjëherë kanë ndikim negativ, si presioni përshembull.

 

 

Juli, a është kjo një sfidë e pamundur, beson realisht se Kosova mund t’ia dalë?

Patjetër që e ka të mundur, pasi ka mposhtur Slloveninë, Suedinë, apo edhe Sllovakinë. Me siguri i ka të gjitha komponentët për të arritur te rezultati pozitiv. Nëse Turqia po luan diçka që e ka bërë gjithmonë, Kosova e ka bërë për herë të parë.

Flasim për Shqipërinë, strategji e gabuar?

Duhet të ishin aktivizuar lojtarët më në formë. Gjithsesi, le ta  shikojmë gjënë si diçka pozitive. Të gjithë ata që kanë ndihmuar kanë merita, do na shërbejë për të ardhmen.

Ka vend për kritika…

Ndoshta, duke folur për pozitivitin në fillim, mendoj që edhe për të kritikuar ndoshta ka vend. Krahasimi me Kosovën? Kosova ka lojtarë të rinj, ndërsa ne kemi qëndruar te lojtarët bazë. Kjo ka aspektin negativ, pasi nuk ke alternativa.

E ardhmja e trajnerit Sylvinho?

Të gjykosh nga jashtë, arritja është e madhe. Ne u ndeshëm ndaj një ekipi me përvojë. A do vijojmë me Sylvinhon apo jo, hapat e Shqipërisë janë të sigurtë.

Kanë qënë të shumtë ata që kanë dashur kombëtaren dhe që i ka refuzuar Sylvinho?

Ka patur nga të gjitha mënyrat, edhe lojtarë që na kanë refuzuar, që nuk i kemi dashur. Duhet të jemi largpamës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: