Pas Kupës, Superiorja vjen me super sfidën, derbin e kryeqytetit, Tirana-Partizani. Ky është një derbi që i gjen dy ekipet në pozita krejtësisht të ndryshme, mbi të gjitha gjen bardheblutë duke luftuar për të mbijetuar. Për të folur për derbin, për Tiranën,  në “Sport News” ishte i ftuar special specialist i futbollit, Erjon Xhafa.

 

-Xhafa, të ka marrë malli për emocionet e derbit, cili është kujtimi më i bukur që keni, përvec fitores 5-1, kur ishe në stol me Egbonë, po ta ndërlikoj pak…

Çdo derbi është i veçantë, atmosfera të krijon nostaligji. Derbi që më ka dhënë më shumë entuziasëm ka qenë ai 5-1, jo për rezultatin, por sepse na drejtoi më pas drejt titullit kampion. Nuk e filluam mire atë ndeshje pasi pesuam gol, por ajo kthesë më pas 5-1, për mua ka qenë derbi me më shumë emocione.

-Nga ai vit kur dolët kampion kanë ndryshuar shumë gjëra, tani Tirana ndodhet në vendin e fundit, a e vendos ky derbi fatin e tyre, mbijetesën?

Ndeshje shumë e rëndesishme, është ndër ndeshjet më përcaktuese. Çdo gabim që Tirana mund të bëjë mund të peshojë shumë. Tirana është skuadra më e rrezikuar. Derbin se parashikon dot, pavarësisht se Tirana është në vështirësi. Do të jetë një ndeshje e hapur, të dyja do të tentojnë të fitojnë, kanë shanse të barabarta. Më vjen keq vërtet shumë për Tiranën, që është në këto pozita. Shpresoj t’ia dalin në fund.

10 derbi radhazi që nuk fitojnë, me jep një arsye të fortë, çfarë duhet të bëjë ndryshe Tirana, çfarë i duhet për të fituar këtë derbi?

Edhe ndeshjet e fundit që kam parë, Tirana ka vuajtur ngarkesë e madhe psikologjike. Ata e dinë shumë mirë këtë gjë, por duhet ta trajtojnë si ndeshje normale pa marrë shumë ngarkesë. Kjo është një ndeshje ku nuk falen gabimet, ndaj duhet ta trajtojnë si ndeshje normale, pasi në të kundert nëse futen tek ngarkesa emocionale e derbit, mund ti kthehet  në boomerang e ti ndikojë negativisht. Më të nevojshme se çdo gjë tjetër në këtë ndeshje Tirana ka 3 pikët.

-Për fatin e keq të Tiranës, por për fatin e mirë të Partizanit, në krye të ekipit të kuq u rikthye Skënder Gega, dy ndeshje dy fitore, mbi të gjitha në Kupë ndaj Egnatias, a mund ta ndryshojë një trajner fatin e një sezoni?

Një trajner mund ta ndryshojë. Situatën. Në momentin që Gega erdhi, duke qene njeri i shtëpisë, e njeh mentalitetin, atë se çfarë kërkon tifozeria, ndaj mendoj se ishte njeriu i duhur në kohe kaq të shkurtër për të ndikuar për mirë. Ai i njeh shumë mirë të gjithë problematikat e kësaj skuadre. Mendoj se është njeriu më i përshtatshëm. Ka marre dy rezultate shumë të rëndesishme.

-Nëse Tirana rrezikon mbijetësën, po Partizani a e rrezikon prezencën në “final-four”? Elbasani është vetëm 4 pikë larg, kanë dhe një ndeshje direkte në fund…

Edhe për Partizanin ështe ndeshje shumë deçisive. Nëse Elbasani rikuperon pikët në këtë javë është i avantazhuar për shkak të ndeshjeve direkte, ndaj Partizani do të jetë në rrezik. Partizani nuk e ka lluksin të bëjë llogari. Ata duhet të jenë të kujdesshëm.

-Me jep një parashikim Xhafa, si del derbi?

Vetëm në derbi nuk jep dot një parashikim. Unë nuk kam punuar asnjëherë tek Partizani megjithëse kam shumë miq aty. Nuk dua te jap një parashikim se do të dukem i njëanshëm. Më vjen keq për Tiranën, por nuk mund të jap dot parashikim.

-Ekipi tjetër i kryeqytetit, Dinamo juaj, ekipi ku bën pjesë dhe të përfaqëson, si e sheh Dinamon në këtë fund sezoni, në garë për titull apo për Kupë, apo mjafton vetëm Evropa këtë sezon….

Me formulën e këtij kampionati, çdo skuadër ka objektiv të jetë në Final 4. Mund të dalësh i pari, por me një ndeshje pastaj ti mund të mos e fitosh titullin. Jo vetëm Dinamo, por të 4 skuadrat kanë objektivi titullin. Dinamo është një skuadër ku është investuar në verë, është projektuar për të qene candidate për titull. Megjithatë fillimisht duhet siguruar “Final 4”, duke menduar ndeshje pas ndeshje, më pas llogaritë bëhen në fund për titull.

-Në fund, kush e fiton titullin Xhafa, kë shef favorit?

Me atë që kanë treguar skuadrat sidomos në dy fazat e fundit, besoj që janë Dinamo dhe Egnatia skuadrat me më shumë stabilitet. Duke parë edhe luhatjet e Vllaznisë e Partiznait, pavaresisht se nuk i heq si pretendete, por nje avantazh më të vogël kanë Dinamo dhe Egnatia.

-Po lidhur me Kupen e Shqiperisë kur kete mesjave u zhvilluan edhe ndehsjet e para te fazes gjysmëfinaleve, kë shihni si më favorit për të triumfuar në fund?

Partizani mori një fitore të rëndësishme në Rrogozhinë. Llogaritë janë të hapura. Nuk shoh favoritë. Te 4 skuadrat kanë nga 25% shanse për të fituar. Dinamo-Vllaznia është tërësisht e hapur pas barazimit 0-0 të sfidës së parë. Kupa i paraprinë  “Final 4”. Duke qene se janë të 4 skuadrat që do të luftojnë me shumë gjasa edhe për tiullin kampion. Ndaj në ndryshim nga kampionati, ku Egnatia dhe Dinamo duke qenë se janë në dy vendet e para kanë një avantazh të lehtë, në Kupën janë të 4 skuadrat me shanse të barabarta.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: