Ekipet kombëtare të vajzave U-17 dhe U-19 kanë nisur serinë e stërvitjeve për këtë vit në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese europiane, nën drejtimin e trajnerëve Daniela Kodra dhe Cyme Lulaj.

Stafet teknike po zbatojnë seanca intensive stërvitore, duke kombinuar punën teorike me punën në fushë me synimin për të konsoliduar grupet dhe vlerësuar vazhdimisht potencialin e lojtareve.

Ky angazhim pasqyron qasjen afatgjatë të Federatës së Futbollit për të ndërtuar ekipe kombëtare të forta, duke investuar në formimin, përgatitjen dhe afirmimin e talenteve të reja në futbollin e vajzave, në përputhje me standardet europiane.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb