I dërguari i posaçëm i Presidentit të SHBA-së, Steve Witkoff, foli për bisedimet që ka zhvilluar me përfaqësuesin rus.
Ai theksoi se bisedimet e tij të sotme me Përfaqësuesin e Posaçëm të Presidentit rus Vladimir Putin për Investimet dhe Bashkëpunimin Ekonomik, Kirill Dmitriev, shkuan shumë mirë.
“Ata ishin shumë pozitivë,” tha Witkoff shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Dhëndri i Trump, Jared Kushner, gjithashtu ishte i pranishëm në këtë pjesë në takim.
