Qeveria shpalli një ditë më parë investitor strategjik kompaninë e Jared Kushner, dhëndri i presidentit të zgjedhur të SHBA, Donald Trump, që do të ndërtojë resortet luksoze në ishullin e Sazanit.
Investimi parashikohet të arrijë vlerën e 1.4 miliarë dollarëve.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot këtë vendim duke theksuar se mbështet të gjitha ofertat e sipërmarrjeve të huaja për të investuar në Shqipëri, por duke respektuar rregullat e vendit.
Kreu i PD tha se ishulli i Sazanit i është ofruar biznesmenëve të huaj në mënyrë periodike që prej vitit 2001, por Rama – shtoi ai, po e përdor për interesa politike.
“Prej vitit 2001 deri më sot Sazani i është ofruar biznesmenëve të huaj në mënyrë periodike. Kjo është oferta e radhës që Rama e bëri për të blerë influenca politike. Por një ofertë që plotëson rregullat ligjore ne nuk i kundërshtojmë ato që respektojnë rregullat e vendit, pavarësisht se Edi Rama e ka përdorur për qëllime politike. Kjo është ne tagrin e shqiptarëve për të bërë vlerësimin e tyre për këtë përdorim”, tha Berisha.
(BalkanWeb)
