TIRANË

Aktori i humorit, Gazment Paja, ka reaguar pas lajmit të pulbikuar se kompania e tij ‘Ecotech Energy Services’ së bashku me kompaninë ‘Startek’ do të investojnë në Dhërmi 13.8 milionë euro.

Në një postim në rrjete sociale, Paja pohon se ka marrë statutin e investitorit strategjik, por thekson se nuk ka përfituar asnjë cm2 tokë nga shteti.

Postimi i plotë:

Nuk kam perfituar asnje cm2 tokë nga shteti.
Ne vijim te shpifjeve te turpshme dhe te motivuara politikisht qe qarkullojne ne Media, deshiroj te sqaroj opinionin publik per sa vijon:

Kompanite Startek dhe Ecotech kane nenshkruar nje marrveshje me nje kompani te huaj, te specializuar ne fushen e turizmit per ndertimin e nje resorti turistik.
Per kete qellim, kemi vene ne dispozicion nje prone te Cilen e kemi blere nga pronare te ligjshem si dhe asete financiare te garantuara nga Bankat.

Kemi aplikuar per investitor strategjik, si nje e drejte qe na jep ligji ne baze te vleres se investimit.
Kushti Ligjor per marrjen e statusit te mesiperm Eshte : dakortesia me gjithe pronaret e ligjshem te pronave ne kete zone, ku me nje pjese te pronarve Jane nenshkruar marrveshjet perkatese, Ndersa me pjesen tjeter jemi ende ne faze negocimi.

PERGENJESHTROJME me force shpifjet ne qarkullim dhe theksoj se: qe nga fillimi i ketij procesi e deri me sot, nga ana jone,
NUK ESHTE PERFITUAR ASNJE CM2 TOKE SHTETERORE.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb